Çfarë po ndodh në vijën e luftës Ukrainë-Rusi? Gazetari i Top Channel rrëfen përvojën: Në Lindje ishin larguar të gjithë, shkëmbeheshin të shtëna

Jepi Share

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka treguar përvojën e tij në vijën e luftës Ukrainë-Rusi. Ai ishte i pranishëm atje me kamerat e TCH, dhe zbuloi detaje nga lajmi më i rëndësishëm aktualisht në botë.

Sipas Veliut në Perëndim të Ukrainës sheshet ishin të mbushura plot, njerëzit jetonin normalisht, ndërsa në Lindje ishte komplet tjetër gjë.

“Në Lindje të Ukrainës ndjehet lufta, sheh ushtarakë në rrugë. Sheh shtëpi të boshatisura, në fshatin Zolote, që është afër vijës së luftës, një fshat me 300 familje kishte vetëm 10, nuk kishte këmbë njeriu. Vetëm një qen që lehte herë pas here vumë re. Pak metra më tutje, ishin rusët, në ato që quhen republika ruse. Gjuhej herë pas here, sidomos natën

Lindja e Ukrainës, ka 8 vite që është në luftë, zhvillohet për ditë, njerëzit zgjohen nga breshëritë e armëve. Kurse në Kiev, tensioni sa vjen e shtohet.

Sulmit ushtarak do i paraprijë një sulm i gjerë kibernetik, që do prekë shumë sisteme,” tha gazetari.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Skandali i inceneratorëve, deputetja e PD-së tregon detaje nga hetimi: Kjo ishte e dhëna më e rëndësishme

Read Next

Berisha bën deklaratën ‘bombë’: Ja çfarë fusin fshehurazi në Shqipëri, Rama dhe Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular