Çfarë po ndodh? Tensionohet situata në Suedi, protesta të dhunshme dhe…

Jepi Share

Tensionohet situata në Suedi, ku ka pasur protesta të dhunshme për shkak të Kuranit të djegur nga ekstremistët e djathtë.

Në shesh kanë dalë dhe manifestues kundër ekstremistëve duke bërë që tensionet të përshkallëzoheshin. Në qytete të ndryshme të vendit disa automjeteve i është vënë zjarri, ndërsa ka pasur të plagosur mes forcave të policisë dhe protestuesve.

Një natë trazirash në Suedi si pasojë e një serie manifestimesh kundër veprimeve anti islam nga ana e një grupi të ekstremit të djathtë, i cili dogji një kopje kurani duke kërcënuar se do e bënte sërish.

Episode të dhunshme janë regjistruar në periferi të Stokholmit por dhe në zona të tjera. Në Malmo policia shpërndau një turmë manifestuesish të cilët i kishin vënë flakën një autobusi. Në qytet ishin grumbulluar ekstremistët e së djathtës së lëvizjes Stram Kurs dhe grupi anti islam “Hard Line”, i drejtuar nga ekstremisti Rasmus Paludan.

Shumë automjeteve iu vu zjarri dhe disa manifestues hodhën gurë kundër policisë.

Të paktën 16 agjentë policie u plagosën dhe disa automjete të policisë u shkatërruan gjatë trazirave. Tre persona u plagosën me armë zjarri pasi protestuan kundër veprimeve të ekstremistëve.

Ministri i jashtëm irakian ka thërritur në takim të dërguarin suedez për çështjet e jashtme në Bagdad dhe e paralajmëroi se ngjarja mund të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet e Suedisë dhe komuniteteve muslimane në përgjithësi.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Lajm i mirë për Ukrainën/ Pritet të furnizohet me ‘bishtat’ që do nxjerrë ‘jashtë loje’ ushtrinë ruse

Read Next

E frikshme/ ISIS kërkon hakmarrje për vrasjen e liderit të Shtetit Islamik, bën paralajmërimin e fortë për Perëndimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular