Çfarë pritet të ndodhë? Shqipëria porosit sistemet “Javelin”, tmerrin e tankeve ruse në Ukrainë

Jepi Share

Sistemet anti-tank “Javelin” janë ndër më të suksesshmet në botë në luftën tokësore duke rezultuar të jenë edhe tmerri i mjeteve të blinduara ruse tashmë në Ukrainë. Sëfundmi, vendeve që përdorin këto sisteme pritet t’i shtohet edhe Shqipëria.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania prodhuese e këtyre sistemeve Lockheed-Raytheon JV ku krahas Norvegjisë, Letonisë dhe Tajlandës do të prodhojnë “Javelin” edhe për Shqipërinë.

Ndërkohë që situata është tensionuar në Europë me Rusinë që kërcënon me luftë Perëndimin si edhe Serbinë si mbështetëse të politikave të Putinit në rajon, kjo nismë e Shqipërisë duke të jëtë një lëvizje e fortë në drejtim të rritjes së kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Lufta në Ukrainë, por edhe në Nagorni Karabakh ka treguar se tanket po dalin tashmë nga “moda” duke qënë objektiva që shkatërrohen lehtësisht përmes sistemeve të tilla.

SHBA-të kanë dërguar 5500 sisteme “Javelin” në Ukrainë, ndërsa kompania synon që të rrisë prodhimin e tyre me 2200 deri në fund të vitit për shkak të kërkesave të larta.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Nuredin Dumani zbulon kush e vrau Emiljano Ramazanin: Ja kush e shkrepi armën, në makinë e priste…

Read Next

“Plumbi i artë”/ Zbardhet dosja e Bujar Çelës ekzekutuesi nuk ishte Nuredin Dumani, ja kush e vrau vëllain e të shumëkërkuarit Talo Çela

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular