
“Aje fshehur në një bunker, si miu”? Ky është një nga komentet acid që, së bashku me ofendimet dhe talljet, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, që po mbysin llogarinë në Instagram të vajzës sekrete të Vladimir Putinit, Luiza Rozova. Luiza, 19 vjeç, studente në Shën Petersburg, thuhet se është fryt i “dashurisë së fshehtë” midis presidentit rus dhe Svetlana Krivonogikh, pastruese e parave të Putin, bashkëpronare e Rossiya, një bankë e rëndësishme ruse.
Dashnorja e Putin 46-vjeç, zotëron një rezidencë në Monako me vlerë mbi tre milionë paund dhe nuk i ka konfirmuar kurrë thashethemet për atësinë e vajzës së saj. Ajo vetëm ka komentuar se Luiza “ndoshta” është “si një Vlad i ri”. Vajza, e cila ka 90,000 ndjekës në Instagram, ndaloi së publikuari postime tetorin e kaluar, duke ngjallur dyshimin tek përdoruesit e internetit se babai i saj i ka mbyllur gojën, siç raporton gazeta britanike The Mirror.

Përveç kritikave të ashpra ndaj saj, sepse ajo jeton në luks, ndërsa veprimet e luftës së Putinit shkaktojnë vdekje dhe vuajtje, përdoruesit e internetit e akuzojnë për “bashkëfajësi pasive, si gjermanët në periudhën naziste” dhe e përkufizojnë atë si “bijë e një krimineli lufte. psikopat dhe të droguar.” Por komentues të tjerë e mbrojnë atë: “Nuk është faji i saj që ka një baba të çmendur”.
