“Çmenduri, vendi është zhytur në m**”, oligarku rus del hapur kundër Putinit

Jepi Share

Miliarderi rus, Oleg Tinkov i ka dalë kundër Putinit duke u shprehur kundër luftës që vendi i tij i ka shpallur Ukrainës, që prej 24 shkurtit.

Oleg e ka quajtur luftën çmenduri dhe i ka përshkruar mbështetësit e e veprimeve ushtarake të Moskës të marrë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Tinkov një ish-bankier miliarder, i cili është sanksionuar nga Britania th se “90% e rusëve” janë kundër luftës, shkruan The Guardian.

“Unë nuk shoh ASNJË përfitues të kësaj lufte të çmendur! Njerëz dhe ushtarë të pafajshëm po vdesin. Si mund të jetë e mirë ushtria, nëse gjithçka tjetër në vend është mut dhe e zhytur në nepotizëm dhe servilizëm?”, shkruan miliarderi rus në Instagram.

Duke iu referuar simbolit “Z” që është bërë shenjë e mbështetjes për pushtimin rus të Ukrainës, Tinkov tha:

“Sigurisht që ka budallenj që vizatojnë Z, por budallenj në çdo vend janë 10%. 90% e rusëve janë KUNDËR kësaj lufte!

Tinkov i kërkon Perëndimit ndihmë, duke i bërë thirrje që të ndalojë masakrën e Putinit.

“Ju lutem jini më racional dhe humanitar. Ju LUTEM NDALONI MASDKARËN E Putinit.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Lufta në Ukrainë, Kanadaja “përdor” vajzat e tij për të goditur Putinin

Read Next

Çfarë po ndodh? Mijëra rusë braktisin vendin e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular