Ç’po ndodh në Veri? Sulmohet sërish Policia e Kosovës

Jepi Share

Policia e Kosovës është sulmuar sërish në veri të vendit. Në orët e para të së martës, në fshatin Zupç të Zubin Potokut, një automjet i Policisë është sulmuar me armë zjarri, ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i këtij institucioni, Baki Kelani.

Ai ka thënë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cilat kanë njoftuar se njësiti kufitar është sulmuar me armë zjarri. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka thënë Kelani.

Sipas tij, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Çfarë ka Sazan Guri më shumë se unë”, Bes Kallaku shpall kandidaturën për President?

Read Next

Rreziku i Luftës së Tretë Botërore, Britania e Madhe i përgjigjet deklaratës së Lavrov

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular