VIDEO/ ‘Jam Dash Sula unë ore, jam i babës tim’ Deputeti:S’po iki si servil apo lëpirës, më njihni mirë

Jepi Share

Dashnor Sula, në seancën e tij të fundit si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, theksoi se në 4 vjet ka përfaqësuar me dinjitet votuesit e tij dhe qytetarët e Qarkut të Elbasanit.

Sula tha se nga salla e parlamentit nuk po del si ‘hipokrit’ apo ‘servil’, por sipas tij, detyrën e ka kryer me dinjitet duke përcjellë zërin e qytetarëve te pushtetarët, për të përmirësuar jetën e tyre.

Si Dash Sula, si politikan, i përkas më shumë të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Unë i jam mirënjohës të gjithë qytetarëve të Peqinit, Belshit, Gramshit dhe gjithë Qarkut të Elbasanit. Unë i ulem në gjunjë dhe i falënderoj pa masë qytetarët që në 2021 më besuan të përfaqësoj në këtë sallë, për të ngritur zërin e tyre. Kjo është seanca e fundit për këtë legjislaturë, seanca ime e fundit në këto 4 vite. Duke kaluar 4 vite, unë ndjehem krenar dhe modestisht po dal nga ky parlament, jo si një hipokrit, si një servil apo një lëpirës. Për asnjë moment nuk jam udhëhequr nga ideja për të bërë zhurmë, për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Por në çdo moment jam përpjekur që të jem zëri i qytetarëve, për ta përcjellë drejt pushtetarëve me synimin që të përmirësonin sado pak jetën e tyre, ” tha Sula.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO-‘Berisha ka qenë spiun i…’/ Islami: Ja kush e mësoi si të  vinte në pushtet

Read Next

VIDEO-Tronditet Tirana dhe Vlora, Rama nis furtunën e madhe, avokati: Ja ç’i pret ata prej Edi Ramës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular