Deklaratë e fortë e Mentor Kikisë: 21 janari nuk ka për tu hetuar kurrë

Jepi Share

Analisti dhe gazetari Mentor Kikia në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se 21 Janari është sa e  rëndë po aq dhe kriminale por që sipas tij ka për të mbetur thjesht një datë historike e mbetur gjithnjë e pa hetuar.

Më tej ai tha se njerëz që kanë kryer krimin nuk janë dënuar, ndërsa cilësoi ndryshe deklaratën e sotme të kryeministrit Rama duke thënë se “ne e kemi përmbushur detyrimin tonë me çlirimin e drejtësisë”, ku sipas Kikisë, në fund të fundit drejtësinë nuk e bën as kryeministri apo presidenti, drejtësinë e bën drejtësia.

Intervista e plotë

1. Bëhen 10 vjet zoti Kikia që nga 21 janari dhe në 10 vjet ne kemi parë vetëm ceremoni në bulevard. Përfaqësues të shumicës flisnin sot për dëshmorë. Ngjan e gjitha si një inskenim i sforcuar i atyre që në vend të drejtësisë, krijuan një përkujtimore.

Në fakt vit pas viti gjithnjë e më shumë duket një qok gati-gati e bezdisshme që janë të detyruar ta bëjnë për hir të opinionit publik. 21 janari është e rëndë po aq kriminale aq dhe tragjike por nuk është hetuar dhe s’ka për tu hetuar kurrë. Do mbetet thjesht një datë historike të cilën ata që e udhëhoqën janë të detyruar të blejnë karafila të kuq dhe ti çojnë te vendi dhe po aq herë ta drejtojnë gishtin te kryeministri që ishte në atë kohë te ajo zyrë. Dhe në fund mjerë kush shkon mbrapa dhe të sakrifikohet në emër të politikës sepse vetë politika është e prirur të mos kërkojë drejtësi për askënd.

2. Z. Rama nga ana e vet nuk ka munguar në asnjë vit të premtojë drejtësi. Sot kryeministri tha se “ne e kemi përmbushur detyrimin tonë me çlirimin e drejtësisë”. Pra tani të flasë drejtësia. Si e komentoni ju këtë qëndrim? A është ky viti i fundit i pelegrinazhit në bulevard?

Kjo sekuesncë është në fund të fundit e përmbledhur në fare pak minuta historia e dekadës së fundit e drejtësisë së politikës. Njërëz që kanë vrarë nuk e kanë paguar sipas ligjit krimin. Deklarata e sotme ishte ndryshe ku sot nuk kishte premtim por misioni i drejtësisë është përmbushur sepse drejtësinë se bën as kryeministri as presidenti as qeveria por drejtësia. Për të mos vazhduar më si komedi duhet të bëhet një shkëputje e kronologjisë duke e bërë drejtësinë drejtësia. Por sa do të jetë kjo drejtësi në gjendje të bëjë drejtësi. Mendoj se ky peligrinazh po shkon drejt fundit sepse nuk po prodhon më efekte. Nëse 21 janari do duhej të hetoj realisht ato vrasje nuk ndodhën në gjakftohtësi ishte një përplasje e dhunshme mes një grupi protestuesish dhe njerëzve që përgjigjeshin për të ruajtur institucionet. Nuk ka përgjegjës vetëm ata që tërhoqën këmbëzën e armës por ka dhe atë që ishin nën komandën por dhe palën tjetër që tashmë është konfirmuar që ishte një grup i orkestruar që po e shtynin këtë grup drejt veprimeve të turpshme.

3.Ju jeni dakord që katër viktimat e 21 janarit të quhen dëshmorë pa u sqaruar përfundimisht situate juridike e asaj ngjarjeje?

PS ishte e detyruar të bëntë gjthçka për ta që dhanë jetën. 21 janari nuk ishte një protestë e zakonshme. Opozita u kujdes ta quante demostratë, një gjë agressive. Unë nuk kam pikën e dyshimit që opozita e kohës kishte planifikuar që disa njerëz do vriteshin dhe po i çoj aty por situara doli jashtë kontrollit. Pas kaq kohësh duke qenë të ftohtë për të parë historinë ajo që të vjen vërtet të qash është fakti se në kaq pak kohë krijojmë kaq shumë histori të tmerrshme me dhunë etj etj dhe njerëzit tërhiqen për tu bërë mish për top si ishte 8 janari sërish kujtoj agresivitetin e kësaj politike.

4.Pamundësi për të çuar para drejtësisë të dyshuarit, apo z. Rama thjesht nuk do ta prekë këtë çështje në themelin e saj?

Rama ishte organizatori i protestës. E gjithë çfarë ndodhi më pas ishte katrahurë ku PS ju shmang përgjegjësisë duke thënë se gjithçka aty ka dalë jashtë kontrollit. Ndaj them se ky hetim nuk do bëhet se ska prokurori që të bëjë drejtësi nga të dyja palët. Ku ka politikë nuk ka asnjëherë drejtësi.

6.Nisur nga ky rast që po zvarritet kaq shumë, a duhet të besojmë ne se paditë penale apo hetimet e nisura për 8 janarin p.sh do të kenë ndonjë përfundim?

Asgjë më shumë të gjithë janarët do kenë të njëjtin fund ku ka politikë s’ka drejtësi. E vetmja e mirë e 8 janarit ishte që kishte vetëm thyerje dyersh dhe xhamash sepse ai që ikën nga kjo botë mjerë familja.

7.Duket se terreni opozitar është shkretuar nga një paqartësi e madhe mbi legjtimitetin e përfaqësimit ndërkohë që qeveria ka nisur atë që mund ta quajmë “avazi i dialogut” me popullin. Ku po shkon ky vend, ose më saktë pse kapitulloi kështu demokracia shqiptare që është në fakt një ushtrim autoritet nga disa persona?

Për fat të keq shteti gjithmonë ka pasur fytyrën e politikës ndaj ende sot po flasim për këtë drejtësi ose do duhet të riformatohet ose do shkojë drejt regresit. PD aktualisht është ndarë, do futet në zgjedhje si dy parti të ndryshme dhe kjo do shërbejë për të kuptuar se ku anon vota në cilin grup dhe kjo është e vetmja mundësi, por si do që të shkojë do kemi një rikonfigurim të mjedisit politik. Do kemi një LSI që i bashkohet grupit të udhëhequr nga Berisha. Do kemi një shuarje gati të një morie partish të vogla. LSI pas divorcit i dha fund akrobacive sa me një palë me tjetrën tani Berisha dhe Meta bëjnë dyshen dhe zgjedhjet e marsit do i japin një shans politikës të qartësohen edhe pse duket se ka trazuar vetëm opozitën është trazuar e gjithë politika edhe PS e cila për momentin duket se është në një muaji mjalti me veten.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Genc Burimi: Në 6 mars Berisha do ta mundë Bashën…

Read Next

Analisti i njohur tregon se çfarë do të ndodhë në 6 mars: Plani i Berishës dhe i Bashës! Në këto zgjedhje më e rëndësishme se sa vendi i parë, është vendi i dytë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular