
Avokati Spartak Ngjela ka kujtuar datën e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. “Po të mos kish ndodhur kjo lindje e shenjtë, vështirë se mund ta kishim formuar Shqipërinë dhe as Kosovën”, shkruan Ngjela.
Postimi i Ngjelës
Heroi ynë kombëtar ka lindur më 6 maj 1405. Kjo është dita jonë e shenjtë. Po të mos kish ndodhur kjo lindje e shenjtë, vështirë se mund ta kishim formuar Shqipërinë dhe as Kosovën.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu na dha atdheun, heroikën si motiv kombëtar dhe flamurin tonë si krenari kombëtare.
