Dënohet me burg përjetë/Si shqiptari ekzekutoi 30 vjeçarin kurd që luftonte për Shtetin Islamik, ja si e zbuloi papagalli vrasjen e bujshme dhe si u prishën pazaret e drogës

Jepi Share

Shqiptari i cili vrau kurdin Hamaand Ali Hussein është dënuar nga gjykata angleze me burgim të përjetshëm. Eugert Merizaj, i cili ishte pjesë e një bande të trafikut të drogës planifikoi dhe organizoi vrasjen e kurdit Hamaand Ali Hussein në Hartlepool në shtator të vitit 2019, pas prishjes së pazareve të drogës. Tre peronat e tjerë që kanë qenë pjesë e vrasjes dhe e bandës së shqiptarit janë lënë po ashtu në burg. Ndërsa 3 shqiptarët e tjerë, që janë pjesë e bandës kërkohen ende nga policia britanike.

31-vjeçari shqiptar Merizaj u solla para drejtësisë pasi u kap në Belgjikë dhe më pas u ekstradua për gjykim në Britaninë e Madhe. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 30 vjeçarit nga Kurdistani. Sipas gjykatës edhe pse Merizaj nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës, por ai ka planifikuar gjithçka për ekzekutimin e kurdit pasi kishte blerë armë si dhe një sëpatë. Tre bashkëpunëtorët e shqiptarit, Noza Saffari është dënuar me 15 vjet burg. Saffari kishte futur në kurth kurdin duke e sjellë tek shtëpia ku ndodhi krimi, duke i thënë se kishte gjetur një vend për të ngritur fermën e kanabisit. 34 vjeçari Dorian Pirija, i cili ishte shoferi i makinës me të cilën u arratisën pas ngjarjes së rëndë u dënua me 19 vjet burg. Ndërsa 26 vjeçari Qazim Marku, i cili ishte i pranishëm në shtëpinë kur u vra Hussain u dënua po ashtu me 19 vjet burg.

Ndërkaq, tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës shqiptare  Sajmir Dodoveci dhe Armando Marku dhe Daniel Kadiu janë ende në kërkim nga policia. Ndaj tyre është lëshuar urdhër arresti për vrasje.

Kurdi kishte qenë më parë edhe pjesë e Shtetit Islamik duke luftuar krah tyre. Pas vdekjes së tij, komandantët e Peshmergës e përshkruan Huseinin si një luftëtar të madh.

SI PAPAGALLI ZBULOI VRASJEN E BUJSHME

Ngjarja ndodhi në 14 shtator të vitit 2019 pas prishjes së pazareve të drogës mes bandës së shqiptarëve dhe 30 vjeçarit nga Kurdistani, babai i dy fëmijëve. Sipas dëshmive në gjykatë, gjithçka u zbulua nga një papagall, i cili kishte fluturuar jashtë kafazit pasi kishte dëgjuar të shtënat.

Pronari i papagallit, David Walker, i cili ka vështirësi në dëgjim i tha policisë se nuk dëgjoi asgjë, por papagalli i tij papritur fluturoi nga kafazi.

“Walker shikoi nga dritarja e tij – ai pa tre persona duke vrapuar, pastaj një tjetër me Toyota Hilux të bardhë të parkuar jashtë, pastaj i pesti doli nga shtëpia dhe mbylli derën”.

Tre nga bashkëpunëtorët e dyshuar të Merizajt – Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku – u shpallën fajtorë për vrasjen e Husseinit.

Personi i katërt që u gjykua për vrasje është Anxelo Xhaferi, 25 vjeç. Ai u lirua nga të gjitha akuzat. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës shqiptare të drogës – Sajmir Dodoveci dhe Armando Marku dhe Daniel Kadiu – janë të në arrati. Ndaj tyre është lëshuar urdhër arresti me dyshimin për vrasje.

DOSJA E PROKURORISË

Prokuroria pretendon se Kadiu dhe Merizaj drejtonin bandën shqiptare të drogës, që çoi në mosmarrëveshje me Hussain.

Po ashtu Prokuroria pretendon se Xhaferi veproi si një “ndërmjetës” mes bandës shqiptare dhe Hussenit. Sipas dosjes së prokurorisë Merizaj ishte në kontakt të vazhdueshëm me Kadiun, Pirijen dhe Markun – dhe se ata u takuan në një shtëpi në Bolton më 5 shtator 2019 – një takim që prokuroria thotë se ishte për të planifikuar vrasjen.

Prokuroria thekson se Hussein u ekzekutua brenda pak sekondash, ndërsa shton se edhe pse Merizaj nuk e tërhoqi këmbëzën e armës, ai është organizatori i vrasjes. Sipas gjykatës, arsyeja e vërtetë e vrasjes dyshohet se ishte prishja e pazareve të drogës.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Zgjedhja e Presidentit të ri/ Do pranoni kandidat nga opozita? Rama: Do kenë mbështetjen tonë nëse…

Read Next

VIDEO-REPLIKAT/ “Më kërkove punë, të kesh turp o i pafytyrë “, sherr në studion e emisionit mes demokratëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular