Deputetja britanike lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Ballkanin, nxjerr zbuluar planin e frikshëm të Putinit

Jepi Share

Deputetja britanike Fleur Anderson ka paralajmëruar në Parlamentin anglez se ndikimi i Rusisë në Serbi mund të destabilizojnë situatën në Ballkan. Anderson është shprehur se Putin mund të përdorë mundësitë e tij për të arritur qëllimet që ka. Ajo ka shtuar se qëllimet e tij janë të njejtat si në Ukrainë.

“Nëse ka ndonjë këtu që mendon se Putini nuk ka qëllime në Ballkan të ngjashme si ato në Ukrainë duhet ta mendojë sërish. Nëse mendoni se paqja nuk është aq lehtë e cenueshme duke marrë në konsideratë realitete si ai shteteve të Ballkanit dhe sidomos në Republika Serpska, atëherë duhet ta mendojë sërish këtë gjë. Dhuna në Ukrainë konfirmon se Putini ka qëllime të destabilizojë me të njëjtën formë edhe rajonin e Ballkanit”, tha ajo.

Ajo shtoi se Britania duhet të rrisë kapacitetet mbrojtëse në Ballkan, në mënyrë që mos të bien pre e provokimeve ruse. Anderson gjithashtu ka kërkuar që t’i vendosen sanksione kreut të republikës srpska në Bosnje&Herzegovinë, Milorad Dodik.

“Britania e Madhe vijon që të mos ketë një strategji të mirëfilltë parandalimi të këtyre aktiviteteve. Ne duhet ta mendojmë seriozisht këtë duke rritur kapacitetet mbrojtëse të këtyre shteteve, por edhe duke aplikuar sanksione ndaj personave që duan destabilitetin e rajonit. Për shembull, në lidhje me Milorad Dodikun dhe pjesëtarët e regjimit të tij, ne duhet të shohim mundësinë e sanksioneve, ashtu siç kanë bërë SHBA-të”, tha ajo.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Kur të iki në gusht merr çelësat e shtëpisë time. Mos na kanë vënë ndonjë Big Brother këtu?”/ Zbardhen përgjimet që fundosën Elsa Lilën, ja si udhëzonte këngëtarja njërin nga anëtarët e bandës

Read Next

“Buka, Babagjyshi Krishtlindjeve…”/ Publikohen kodet që përdorte grupi shqiptar në Itali ku ishte pjesë dhe Elsa Lila, ja si funksiononte organizata kriminale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular