
Zbulohen detaje nga ngjarje me të shtëna me armë zjarri që tronditën Vlorën para pak minutash.
Zbulohet emri i shënjestrës së atentatit të ndodhur në Vlorë, pasditen e sotme. Shënjestra e atentatit ka qenë djali i i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliajt. Policia ka shoqëruar tre persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa është vënë në kërkim të autorit.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku” të Vlorës.
Të shtënat kanë plasur mes dy makinave, njëra prej të cilave një Benz luksoz “ML” me targa “AA 858 FY”, e cila ka mbetur e dëmtuar siç mund ta shihni në videon më poshtë. Një plumb ka depërtuar në xhamin e parë.
