
Një nënë 34-vjeçare ka rrëfyer historinë e saj, ku burri e ka tradhtuar me kunatën. Briseida, ishte pjesë e rubrikës “Shihemi në gjyq” ku tregon se ka dy fëmijë, një djalë 14 vjeç dhe një vajzë 9 vjeçë nga një martesë 15-vjeçare.
Djali i saj 14-vjeçar ka dëshmuar tradhtinë e babait të tij me bashkëshorten e xhaxhait dhe është përpjekur të vrasë të atin me thikë gjatë natës.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i Briseidës e ka përzënë nga shtëpia së bashku me fëmijët, ndërsa me kunatën e tij vazhdon marrëdhënien e madje kanë bërë një fëmijë.
Mamaja e Briseidës, Violeta e zbuloi tradhtinë e dhëndrit në një mënyrë të rastësishme për shkak të një telefonate. Një ditë, në telefonin e tij vjen një thirrje dhe ajo ishte përgjigjur, por dëgjoi zërin e personit të tretë që e thërriste me fjalë përkëdhelëse. Gjithsesi, ajo vendosi të heshtte duke e menduar këtë si zgjidhjen më të mirë.
Briseida: Kam ardhur për djalin tim sot. Nuk dua që djali im të bëhet vrasësi i babait. Mënyra që ka bërë burri im , tradhtia që ai dhe akoma po jeton, është shumë e shpifur, të paktën për karakterin tim. Ai ka marrë nusen e vëllait të tij, i mori vëllait nusen dhe sot kanë një fëmijë. Për këtë arsye mua më ushtrojnë dhunë dhe më dëbojnë nga shtëpia.
Ardit Gjebrea: Pra janë dy vëllezër? Të dy të martuar? Dhe burri yt shkonte me nusen e vëllait të tij, ndërkohë që ishte e martuar me vëllain?
Briseida: Njëkohësisht. Vëllai ka 18 vjet i martuar dhe ky ka 15 me mua.
Ardit Gjebrea: Dhe nusja shkonte me të dy vëllezërit?
Briseida: Po dhe ka fëmijë me të dy vëllezërit, me bashkëshortin tim ka një djalë 15-ditësh dhe me këtë ka një djalë 17 vjeç invalid, një vajzë 8 vjeçe dhe një 4 vjeçe.
Ardit Gjebrea: Po si u zbulua kjo gjë?
Briseida: Këtë e zbuloi im bir, i pa. Duke lozur në shtëpi, i sheh duke…u puthur. Nuk dua që djalin tim ta shoh në hekura. Nuk dua që djali im të vrasë babanë se mezi po e rris atë djalë. Djali e sheh duke u puthur babanë e vet e shumë gjëra, ngrihet natën e merr thikën të vrasë babanë. Unë e ndiej, i them “çfarë po bën?”, thotë “ma ti nuk e di çfarë bën ky, ky puthet me atë qelbësirën”, “me kë?” i thashë, “me Xhoanën” tha dhe i dhashë djalit shuplakë në fytyrë. I them “çfarë thua?” dhe djali duke qarë më tregon gjithçka.
Unë e shikoja, shikoja shumë gjëra, por e ke parasysh kur thua “ej, ti je idiote nuk ndodh, kunata është motër, nuk shkohet”. Sa i pashë, filluan të më ushtronin dhunë. Vjehrra më thoshte “hesht”, por si mund të hesht, “pse më qëllon mua, bjeri kush është për t’i rënë, jo mua”. Unë dua fëmijët e mi, asgjë s’dua sot, dua vetëm djalin. Sot fëmijët i kam të bullizuar. Djali më mbyllet , më qan, vajza mbyllet në banjë, merr mësuesja e shkollës e thotë “është mbyllur se i thonë shokët shiko ç’ka bërë babi yt”
Ardit Gjebrea: Po sot ata jetojnë bashkë?
Briseida: Ata jetojnë bashkë, kanë një djalë.
Eni Çobani: Ata jetojnë bashkë, zotëria ka një fëmijë me zonjën, nuk është ndarë ende nga zonja që kemi këtu.
Briseida: Shtëpia është dykatëshe, kunati është në kat të parë, ish-bashkëshorti im është në kat të dytë.
Ardit Gjebrea: Si the, kush është në kat të parë, kush është në kat të dytë?
Briseida: Në kat të parë është kuanti me fëmijët që ka lënë kjo, një djalë invalid 17 vjeç dhe me dy vajza. Në kat të dytë është bashkëshorti im që ka bërë një djalë bashkë me kunatën, nusen e vëllait të vet. Dhe mamaja më thotë mua “shko atje”. Unë nuk mundem./TvKlan
