
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar pak më parë në Tiranë, ku tre të rinj dhunuan brutalisht një polic. 34-vjeçari me iniciale E.L. u arrestua nga policia, mirëpo dy të tjerët u larguan nga vendngjarja. Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për djemtë e Tom Doshit. Policia ka shpallur në kërkim Markos dhe James Doshi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
