Dubai refuzoi ekstradimin e tij, ja çfarë shkruajnë mediat belge për Eldi Dizdarin: Është mbreti i mafias shqiptare, por…

Jepi Share

Mediat Belge i kanë kushtuar vëmendje mosekstradimit nga Dubai të Denis Matoshit, i njohur ndryshe si Eldi Dizdari, i arrestuar si pjesë e trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Gjykata e Emirateve të Bashkuara Arabe vendosi që të mos bëjë ekstradimin e tij drejt Italisë.

Mediat belge i kanë kushtuar rëndësi rastit të Dizdarit, pas arrestimit në Dubai të kontrabandistit të madh të grupit të kokainës Mechelen, Farhan Bouzambou.

“Emiratet refuzuan gjithashtu të ekstradojnë bosët e mëdhenj të drogës si bosi i Camorra Rafaele Imperiale dhe mbreti i mafias shqiptare, Denis Matoshi në Itali”, shkruan De Standaard.

Mediat belge e konsiderojnë Dubain si shtëpinë e kriminelëve, ku mund të lëvizin të lirë dhe pa u ekstraduar në vendet ku kanë kryer krimet e tyre.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Këngëtari shqiptar kapet me kokainë, arrestohet nga policia greke (EMRI)

Read Next

Dosja e bujshme me përgjime/ Gazetarja e njohur nga Italia zbulon se kush është shqiptari i rrezikshëm që bashkëpunon me Cosa Nostra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular