E tmerrshme/ Media ukrainase nxjerr foton dhe i bën thirrje qytetarëve: Kudo ta shihni këtë shenjë, bëni kujdes

Jepi Share

Media ICTV në Ukrainë ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët. Ata kanë publikuar një foto, teksa shihet një shenjë në ngjyrë blu, që sipas medias, shërben si një sinjalizues sulmi për ushtrinë ruse.

Ata i bëjnë thirrje qytetarëve që nëse ndeshen me këtë shenjë në çatitë e shtëpive, fqinjëve dhe kudo tjetër, ta mbulojnë me sende të ndryshme, në mënyrë që të frenojnë një sulm të mundshëm.

Kujtojmë që prej ditës së djeshme Rusia ka nisur një pushtim të Ukrainës. Edhe pse vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, Moska dhe Putin nuk po ndalojnë ofensivën e tyre. Presidenti Putin ka thënë se cilido që përfshihet në këtë konflikt, do të përballet me pasojat më të mëdha që ka njohur historia.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

NATO në konference të jashtëzakonshme: Ja ç’do t’i bëjmë Rusisë, ka për ta paguar shtrenjtë

Read Next

Njihuni me tmerrin që po përjeton Ukraina deri më tani nga pushtimi rus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular