
Një vajzë 14-vjeçare humbi jetën pasi qëlloi aksidentalisht veten teksa po xhironte një video në TikTok, platformën e njohur të videove të shkurtra. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Hyderabad, Pakistan Ka qenë policia ajo që ka bërë të ditur. “Plumbi i kaloi në stomak duke i shkaktuar vdekjen”, sqaruan mjekët. Në vitin 2021 në Pakistan, katër të rinj humbën jetën teksa po xhironin video në TikTok.
