E tmerrshme në mes të ditës/ Hetoi korrupsionin e politikanëve, ekzekutohet me breshëri plumbash gazetari i njohur (EMRI)

Jepi Share

Një lajm i rëndë ka ardhur për median turke. Është ekzekutuar me armë zjarri gazetari i njohur turk, Gungor Arslan në ambientet e jashtme të medias ku punonte. Sipas mediave të huaja, Gungor Arslan, drejtori dhe kryeredaktori i së përditshmes lokale Ses Kocaeli (Zëri i Kocaelit) u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të pa identifikuar.

Erol Onderoglu, përfaqësuesi turk i grupit të të drejtave të medias me bazë në Paris, Reporterët pa Kufij (RSF) i tha AFP se Arslan kishte hetuar korrupsionin në qytet.

Duke dënuar vrasjen, ai bëri thirrje që personat përgjegjës të identifikohen dhe të ndëshkohen në masën e plotë të ligjit.

Siç bëjnë të ditur mediat, në dy edicionet e fundit të Ses Kocaeli, Arslan kishte akuzuar kryetarin e qytetit, një anëtar i partisë në pushtet AKP, për dhënien e kontratave grupeve të afërta me partinë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Bashkëpunim i studentëve të gazetarisë nga Novi Sad dhe Shkodra (video)

Read Next

Ministrat shkuan në burg/Ish-deputeti i PD-së flet me emra: Ju tregoj se kush fshihet pas Lefter Kokës dhe Saimir Tahirit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular