
Akademikja dhe studiuesja gjermane e komunikimit, Suzana Starikov, ka zbuluar se kryeministri Edi Rama është një nga kandidaturat për të zëvendësuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Përmes një postimi në Twitter Starikov shkruan se SHBA-të kanë insistuar për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të aleancës, ku si kandidat potencial përmend kryeministrin Rama.
“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruan ajo.
Edi Rama will succeed Jens Stoltenberg as #NATO Secretary General. The US in particular is said to have insisted on electing the next NATO Secretary General among the new NATO members. The candidates were 🇪🇪PM Katja Kalas and🇦🇱Prime Minister Edi Rama. Who will be the next🇦🇱PM? pic.twitter.com/CQzwxnoq2m
— Suzana Starikov (@Intetyst) April 1, 2022
