Erion Braçe nxjerr planin e ish-kryeministrit: E pse duhet ta ‘hamë’ ne për Sali Berishën?

Jepi Share

Deputeti Erion Braçe akuzoi Sali Berishën se po kërkon ta përdorë popullin shqiptar për arsyet e veta personale kundër Amerikës.

“Këto zgjedhje mund të ishin bërë edhe me herët, Ilir Meta zgjodhi  ti bënte tani për një arsye të vetme, jo për të zgjedhur një kryetar bashkie, as nuk i intereson fare, e tregoi në mënyrën më të qartë të mundshme që nuk ju intereson çështja e kryetarit të Bashkisë apo e Bashkisë Lushnje ashtu siç nuk ju interesoni ju. Juve ju është provuar, i interesoni ju thjesht për të marr ca vota. Kësaj radhe nuk ju duhen votat për të zgjidhur punë, kësaj radhe ju duhen votat për të vendosur popullin shqiptar përballë Amerikës. Mund ta ketë emrin si të dojë kandidati i PD 1, i PD 2, i PD 3, i PD 5, LSI 1, LSI 2, LSI 3, LSI 5 në këto zgjedhje, por një emër është i përbashkët kërkon që të sfidojë Amerikën në vendim-marrjen e saj. Kërkon një parti, një kandidat, një bashki anti-Amerikane për ti thënë Amerikës që ja ne jemi shumicë këtu dhe ju duhet të hiqni statusin non-grata për Sali Berishën. Përse duhet të sakrifikojmë ne për këtë gjë? Sali Berisha e ka çështje personale e duhet të shkojë ta zgjidhi vetë. Ne po e kemi çështje shoqërore, çështje kombëtare që Sali Berisha përdor një popull të tërë për tja kundërvënë Amerikës, u shpreh Braçe.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/ E frikshme, ky është momenti kur familjarët gjejnë në liqenin e Fierzës trupin e pajetë të peshkatarit

Read Next

Meta nxjerr bisedat private me Ramën për Saimir Tahirin: I thashë nuk është për atë punë! Ja çfarë më tha kryeministri kur e hoqi si ministër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular