Avokat Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji komentuan sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ për situatën në Ukrainë.
Zhei u shpreh se tashmë fati i presidentit Vladimir Putin duket se është një politikë në Kabul, ndërsa shtoi se presidenti ukrainas Zelensky fitoi një vend të madh në histori.
Pjesë nga biseda në studio:
Cili është fati i Putinit?
Zheji: Rusia ditën e pestë u detyrua të fusë armët barike. Pra sa më shumë u sofistikuan armët e dokumentit të madh që po përdor Rusia shumë keq ishte situata. Sinteza midis një bërthame ushtarake super e armatosur e shumëfishtë ishte një surprizë e madhe. Nuk mendoj që pas distancimit publiku që bëri Biden, apo edhe Macron i cili mori qëndrim të plotë nga ky veprim i Putinit duhet të kuptojmë fatin e tij të mundshëm të jetës politike në Kabul, Pakistan. kemi protesta shumë të mëdha në Moskë vetëm pse kanë dalë në sheshe. Nga burgu kryetari i opozitës në rusi deklaroi se ata janë heronjtë e vërtetë në Rusi. Fati i tij është ta shohin shumë shpejt të braktisur. Ndërsa Zelensky tashmë hyri në histori.
Ngjela: Ajo që tha Biden del jashtë karakterit anglosanks. Tani do të shohin si do të përfundojnë. Ata e kanë shumë të vështirë të kërcënojnë kot. Kam marrën që ka qenë i sigurt në atë që thotë.
Zheji: Ne nuk mund ta perceptojmë Zelenskyn si super njeri. Padiskutim që shërbime sekrete ruse duan ta eliminojnë…Ai shikon mbi shumë gjëra që nuk i shohin…Ai që përdor të gjithë popullaritetin e tij për të sensibilizuar të gjithë botën me njerëzit. Nuk mund të ndalojë me municione, ka kërkuar edhe raketa efikase…Ai e di që perëndimi e ka deklaruar se nuk hyn zyrtarisht në luftë…
Edhe gjatë bisedës në studio, Zheji tha se janë krijuar brigade apo reparte vullnetare për t’i ardhur në ndihmë ndihmës.
“Rritja e kësaj kimie të specialistit është detyre kryesore e presidentit. Ai e di që beteja është e pabarabartë”, tha Zheji.
Edhe avokati Ngjela theksoi se Zelensky e kërkon në këtë gjendje ku edhe ndodhet.
“Edhe Kina deklaroi se Putin ka të gjithë botën kundër. Në të gjithë këtë gjendje, ku botën e ka kundër dhe në gjithë kryeqytetin e perëndimit ka demonstrata kundër. Tani lind problemi kush do të fitojë interesi rus apo i Putinit. Ata për ukrainasit thonë rus…dhe gjuhën e kanë të barabartë, por kemi edhe të tilla në botë. Mua më jep shpresë vetëm optika perëndimore”, tha Ngjela.