“Ne kurrë nuk duhet të arrijmë në përdorimin e armëve bërthamore”, kështu deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Komenti u bë në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen britanike Liz Truss në Uashington për krizën në Ukrainë.