
Avokati, Gyslen Zhllima, në një intervistë në AGORA NEWS, tha se ‘furtuna’ që ka ndërmarrë kryeministri Edi Rama është thjesht një lojë, që sipas tij, tu tregojë njerëzve që lufton për ‘hallet e qytetarëve’.
Zhllima tha se Rama e ka ndërmarrë këtë veprim për arsye se ishte i zhgënjyer me zgjedhjet e 11 majit, pasi sipas tij, priste të merrte 88 mandate dhe jo 83.
“ Unë mendoj se Rama ka vajtur aty sepse ka parë një Vlorë të dobët në aspektin e zgjedhjeve. Pra do të thotë ‘Po’ që z.Rama fitoi normalisht, ashtu siç fitoi. Por nuk ka qenë makineria, aq shumë e fortë sesa priste edhe më shumë. Pra Rama priste 88 mandate, dhe nuk priste 83. Dhe ishte zhgënjyes rezultati i Vlorës. Dhe pse ishte zhgënjyes, për këtë arsye shkon bën këto pastrime. Pse Rama tani e kuptoi se njerëzit nuk kanë ujë të pijshëm. Këtu s’kemi në kryeqtyet që na u nxi jeta, duke paguar fatura. Pra do të thotë që kjo është një lojë që të tregojë tek njerëzit sikur, ai po lufton për hallet e qytetarëve.”, tha Zhllima.
Ai shtoi se pasojat do të jenë të rënda për qytetarët për shkak të keqqeverisjes si nga ana e pushtetit vendor, ashtu dhe atij qendror.
“Ai nuk po e bën luftën për hallet e qytetarëve por ai po lufton se si të vazhdojë politikën e tij zhgënjyese, ku dhe militantët e PS dhe ata që e votojnë këtë forcë politike, nuk e kuptojnë. Por pasojat nga keqqeverisja e pushtetit qëndror dhe atij vendor, si për ata që votojnë Ramën, si për ata që nuk e votojnë, do të jenë të rënda”, shtoi ai.
