Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe kanë hapur fushatën edukative “1 Shkollë, 1 Artikull”, e cila synon të angazhojë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në Shqipëri dhe Kosovë për të përmirësuar artikuj rreth shkollave në Wikipedia.
Fushata do të zgjasë 45 ditë, nga 5 shkurti deri më 20 mars, dhe fton drejtorët e shkollave, mësuesit,e nxënësit të bëhen pjesë e enciklopedisë së lirë për të përmirësuar informacionin rreth institucioneve arsimore dhe për të promovuar kulturën e përdorimit të burimeve të besueshme, shkrimin enciklopedik me fakte të verifikuara, si dhe për të zhvilluar aftësitë e buta e teknike të nxënësve.
“1 Shkollë, 1 Artikull” zhvillohet në kuadër të një nisme për të forcuar komunitetin shkollor nëpërmjet mjeteve dhe qasjes drejt dijes së lirë. Këto projekte nxisin inovacionin, promovimin e shoqërisë dhe zhvillimin e komunitetit.
Për të mësuar më tepër rreth fushatës lexoni këtu: https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:1_Shkoll%C3%AB,_1_Artikull,_2026
Për të marrë pjesë në fushatë, regjistrohuni në linkun;
https://forms.gle/kEvt59YaugCA6gXo8
Email i Wikimedian-ëve të Gjuhës Shqipe: [email protected]
Rrjete shoqërore: Facebook, Instagram ose X.