
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku ka bërë një gafë teksa fliste në Komision Tabaku në vend që të thërriste demokratin Lefter Gështenja, përmendi ish-ministrin Lefter Koka.
“Zoti Koka, zoti Koka nuk do flisni,”- tha fillimisht Tabaku.
Shumë shpejt, ajo e kuptoi gabimin dhe e korigjoi, duke thënë saktë mbiemrin e Gështenjës.
“Zoti Gështenja sepse Koka është në burg, është në burg….”- shtoi Tabaku dhe nisi të qeshte.
