Gati për luftë/ Parlamenti rus jep dritën jeshile: Gati përdorimi i forcës ushtarake jashtë shtetit

Jepi Share

Dhoma e Lartë e Parlamentit rus ka miratuar kërkesën e presidentit, Vladimir Putin, për përdorimin e forcës ushtarake jashtë shtetit.

Ky vendim shihet si finalizim i dislokimit ushtarak në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Putini njohu si entitete të pavarura rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, që kontrollohen nga separatistët që mbështeten nga Rusia.

Po ashtu, ky vendim i autoriteteve ruse mund të paralajmërojë për qëllimet e Putinit që të nisë një sulm më të gjerë ndaj Ukrainës. Liderët perëndimorë më herët kanë thënë se trupat ruse janë dislokuar në pjesën lindore të Ukrainës dhe Shtetet e Bashkuara e quajtën pushtim këtë veprim të Rusisë.

Putin po ashtu ka nënshkruar traktate të miqësisë me dy rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat parashikohet edhe vendosja e trupave ruse atje.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Gafa e Jorida Tabakut me Lefter Kokën

Read Next

(VIDEO) “Jam nipi i Ali Pashë Tepelenës, kush na bie më qafë u presim kokat, u q*** robt”, plas keq mes emisionit/ Arjan Çanit i ‘ngrihen qimet përpjetë’: Maskara dil, përjashta…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular