Gati të shpërthejë lufta me Rusinë/Ambasada e SHBA-së bën lëvizjen e befasishme

Jepi Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit që të autorizojë largimin e të gjithë stafit jothelbësor dhe familjeve të tyre. Sipas CNN, thuhet se një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se ata nuk kanë “asgjë për të shpallur në këtë moment” dhe shtoi se “Ne kryejmë planifikim rigoroz të emergjencës, siç bëjmë gjithmonë, në rast se situata e sigurisë përkeqësohet”.

Më vete, një burim i afërt me qeverinë ukrainase tha për median amerikane se Shtetet e Bashkuara kanë informuar Ukrainën se “ka të ngjarë të fillojë evakuimet që në javën e ardhshme” të familjeve të diplomatëve nga ambasada në Kiev. Sipas CNN, burimi tha gjithashtu se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte folur me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe i tha diplomatit amerikan se nëse SHBA do të ndërmerrte një hap kaq drastik, do të ishte një “reagim i tepruar”.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Analisti i njohur plas “bombën”: Ky është biznesmeni i fuqishëm që do të nxjerrë Basha në zgjedhje! Ja kush do e fundosë Sali Berishën

Read Next

Kërcënon hapur njeriu i Vladimir Putin/Çfarë po përgatitet për Shqipërinë dhe Kosovën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular