Gazetari i njohur zbardh dinamikën e atentatit të djeshëm në Elbasan: Si e futi Talo Çela në grackë Nuredin Dumanin dhe telefonata që çoi RENEA në…

Jepi Share

Zbulohen detaje nga dinamika e atentatit të ndodhur pasditen e 29 marsit në Papër të Elbasanit, ku mbeti I plagosur i shumëkërkuari Nuredin Dumani. Ky i fundit u arrestua disa orë më pas në një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen “Apollonia” të Fierit.
Prita
Gazetari Elton Qyno flet për një plan të mirëskenuar, pritë, të organizuar nga kundërshtari i tij Talo Çela i cili duket se ka pranuar të bëhet si “karrem” për të nxjerrë nga strofulla Nuredin Dumanin. Këtë të fundit ndër të tjera Çela e akuzon për vrasjen e vëllait të tij një vit më parë.
“Gjithçka është nisur si një atentat ndaj Talo Çelës por që në fakt vetë Talo Çela ka qenë në dijeni dhe e ka ngritur si plan për të nxjerrë nga strofulla Nuredin Dumanin. Plani i grupit të Talo Çelës ka qenë deri diku perfekt për vendin ku do të ballafaqoheshin palët” tregon Qyno.
Nuredin Dumani ka qenë në makinën BMË që është qëlluar me breshëri rreth orës 17:35, (29 mars 2022) në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër. Ai ka marrë një plumb në shtyllën kurrizore.
Telefonata anonime
Pyetja që u ka lindur të gjithëve është fakti sesi pak orë pas atentatit, policia arriti të shkonte direkt në apartamentin ku ishte fshehur në lagjen “Apollonia” të Fierit, kur ajo kishte vite që e kërkonte dhe nuk po e gjente?

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

I shtrirë në krevat duke u mjekuar, detajet si u arrestua Nuredin Dumani në një apartament shumë pranë spitalit

Read Next

Indeksim i pensioneve/ Zbardhet vendimi i qeverisë, ja si ndahet fondi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular