Videoja që po thyen rrjetin/Gazetari italian vë “duart në kokë” nga ajo që shikon në Tiranë

Jepi Share

Një gazetar në italian ka qenë në Tiranë, ku ka hasur me një makinë të parkuar në korsinë e biçikletave. Teksa ka publikuar një video, gazetari thotë se parkimi i makinave në korsinë e biçikletave nuk është tipike vetëm e shoferëve italianë, por edhe atyre shqiptarë.

Gjatë udhëtimit tonë në Tiranë hasëm parkingun klasik në korsinë e biçikletave, gjithashtu tipike në rrugët e Barit”, shkruan media italiane.

Makina e parkuar në mes të rrugës, ku gjysma shihet në korsinë e biçikletave dhe gjysma tjetër në rrugë, duke palosur gjithashtu shtyllën plastike të dobishme për të treguar bordurën që ndan dy karregjatat.

Policia bashkiake ka ndërhyrë, ndërsa më pas ka mbërritur menjëherë shoferi duke lëvizur makinën. Shoferi mendoi se shpëtoi, por në fakt atij iu fotografua targa dhe një nga këto ditë do të marrë një gjobë. “Ka një lidhje midis Italisë dhe Shqipërisë, jo vetëm për shkak të stilit të jetesës dhe klimës, por edhe për shkak të parkimit të egër”, përmbyll shkrimin media italiane.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Kripë mbi plagën e PD-së”, Kreshnik Çollaku: Sali Berisha ka vetëm një qëllim për zgjedhjet e 6 marsit, ai do të sabotojë fitoren…

Read Next

Agron Duka zbulon nëse do të kandidojë për kryetar bashkie në Durrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular