
Gjyqi për Fatmir Mediun lidhur me çështjen e Gërdecit është shtyrë përsëri.
SPAK ka kërkuar edhe 52 dëshmitarë, ndër to edhe Aldo Bumçi dhe Shkëlzen Berisha. Seanca e radhës do të mbahet më 29 shtator.
Ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin në “fabrikën” e demontimit të armëve ku humbën jetën të paktën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Kërkesa u paraqit sot (22 shtator 2023) në Gjykatën e Posaçme e cila zhvilloi seancën e radhës ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu pas tërheqjes së tij nga gjykimi i shkurtuar dhe pranimin e vijimit të një procesi të zakonshëm gjyqësor, vendim i marrë më 8 shtator 2023.
