Gjigandi i teknologjisë pro luftës së Rusisë në Ukrainë, nis shitjen e veshjeve dhe produkteve me simbolin ‘Z’ të ushtrisë ruse

Jepi Share

Amazon ka nisur shitjen e veshjeve dhe mallrave të tjera të shënuara me një simbol “Z” që mbështet luftën e Rusisë në Ukrainë, raporton  The Times. Simboli, i përdorur nga ushtria ruse në Ukrainë për të shmangur incidentet në radhët e tyre, është bërë viral në Rusi dhe në mesin e mbështetësve të këtij vendi në mbarë botën.

Bluzat, pulovrat dhe aksesorët e telefonit me simbolin “Z”, të reklamuara në mënyrë eksplicite ishin në shitje në faqen e gjigantit të teknologjisë kineze ditën e sotme. Përshkrimi i artikujve thoshte se ato ishin shitur dhe dërguar nga Amazon.

Miratimi i “Z” si një shprehje simbolike ishte vendosur në tanket që sulmonin qytetet e Ukrainës.

Maria Butina, një ish-spiune ruse dhe anëtare e parlamentit, postoi një video-tutorial të shkurtër se si të zbukurohen xhaketat me shkronjën Z, ndërsa grupet e të rinjve nacionalistë kanë pozuar me xhup të zinj që shfaqin këtë simbol.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Vazhdon të bëhet qesharak deri në dhimbje,”, Paloka tallet me Bashën: Nesër do të mbledhë…

Read Next

“Harrojeni dorëheqjen”/ Nënkryetari i PD në Lezhë del në mbrojtje të Lulzim Bashës: Deputetët të mos shkojnë me Versace, por për të punuar! Sali Berisha është ai që humbi 1 milionë vota në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular