“Humor shkodran”, ja çfarë po ndodh në Komision, Bushati replikon me administratorin Myrtezan: U paguan miliona euro, por a u zhduk tymi i djegies së plehrave?

Jepi Share

Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fierit u është përgjigjur pyetjeve të Komisionit Hetimor dhe njohjet që ka pasur me Klodian Zoton, të cilët thotë se ka njohja të vjetra që datojnë vite më para, para se të niste punën e tij te inceneratorit i Fierit, ku ka qenë për 1 vit administrator i saj.

Pjesë nga debati

Jorida Tabaku: Në cilën periudhe keni qenë në inceneratorin e Fierit

Arenc Myrtezani: Nga viti 216 deri në shtator të 2017

Jorida Tabaku: Cilët janë pronarët

Arenc Myrtezani: Klodian Zoto, kam punuar për të, kjo ishte dhe rrjedhoja që më bashkon me Fierin.

Jorida Tabaku: E njihni besoj zotin Zoto, po Stela Gugallin dhe Mirel Mërtirin?

Arenc Myrtezani:  Janë njohje të vjetra, me babain e Stelës kam punuar.

Jorida Tabaku: Në momentin qe ka marrë kontratën për zbatim e ka bërë edhe ndryshim të kuotave të aksioneve ku ka lakuar nga aksioner italian dhe i kaloi ndërtim montim Patosit. Keni dijeni pse ndodhi ky transferim aksionesh me vlerën 20 mijë lekë të reja, një kontratë që kushtonte mbi 20 milionë euro?

Arenc Myrtezani: Nuk kam dijeni nuk bëja pjesë në këtë marrëveshje

Jorida Tabaku: Keni informacione kontakte për pagesat, pasi fillon 7 muaj pas firmosjes së kontratës, ndërkohë që u filluan menjëherë. Keni dijeni?

Arenc Myrtezani: Jo, s’kam dijeni, kjo erdhi si rrjedhojë e një kontrate të lidhur mes dy kompanive. Kemi filluar më parë se të bëheshin këto me sistemimet e këto, shkuam si top futbolli, s’kuptohej gjë se çfarë bëhej.

Helidon Bushati: Keni marrë pagesa për largimin e tymit dhe gjate kohës që keni qene ju është shuar tymi? 

Arenc Myrtezani: Pyetja më duket pak humor shkodran, por e mirëpres. Por kjo pyetje e ka përgjigjen vete se për një vit çfarë mund të bëjë për tymin e krijuar për 30 vite të shuhet për një vit, nuk jemi zoti.

Helidon Bushati: Pra kompania edhe pse ka marrë disa milionë euro nuk ka mundur të largojë tymin.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot takimet e rëndësishme në SHBA, gazetari i njohur nxjerr prapaskenat: Pika kulmore është nesër! Ja për çfarë do të bisedojë me Blinken!

Read Next

“Që asnjëri mos të harrojë kur pyetet përpara SPAK apo Komisionit Hetimor”, Monika Kryemadhi nxjerr dokumentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular