“I kam thënë Putinit se…”, Joseph Borrell jep mesazhin e fortë në PE dhe bën publik VENDIMIN më të fundit: Fillojmë menjëherë punën për…

Jepi Share

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell mbajti një fjalim me tone të forta sot në Parlamentin Europian. Borrell iu drejtua Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka pushtuar prej gjashtë ditësh Ukrainën, me një sërë mesazhesh të rëndësishme.

Lufta në Ukrainë, tha Borrell, duhet të shërbejë si mësim për Bashkimin Evropian, që të rrisë kapacitetet e saj ushtarake dhe mbrojtëse, si dhe të nisë sa më parë punën për t’u shkëputur nga varësia ruse e gazit dhe karburantit.

 “Po jetojmë evente tragjike. Leksionet që mund të nxjerrim nga kjo situatë, sidomos sa i përket politikës sonë e sigurisë së përbashkët, mbetet një politikë e cila është ende në duart e shteteve anëtare, por nuk mund të implementohet zyrtarisht, pa bashkëpunimin e fortë. Mendoj se ky është momenti ku gjithë Evropa politike duhet të jetë bashkë. Në vend që kjo tragjedi të na trembë, kjo duhet të na bashkojë. Fatkeqësisht, ata gabohen. Kjo na kujton që marrëdhënia me luftën, me përdorimin e dhunës, e kemi debatuar këtu për vite, nëse Evropa mund t’i përgjigjet një kërcënimi të tillë, dhe ndaj gjithë këto vite ne kemi folur shumë për një mekanizëm mbrojtjeje të përbashkët. Prandaj PE ka ngritur fondin për mekanizmin e përbashkët të mbrojtjes evropiane. Tani po mobilizohemi, në mënyrë që të furnizojmë Ukrainën me armë. Me pushtimin rus në Ukrainë ne duhet të rrisim të gjithë resurset tona dhe të përshpejtojmë lëvizjet tona.

Evropa duhet të fillojë të mendojë në mënyrë strategjike për veten e saj, ky është mësimi kryesor që duhet të nxjerrim nga lufta në Ukrainë. Evropa duhet të rrisë mekanizmin e saj mbrojtës dhe duhet të mendojë për instrumentet e kundërpërgjigjes përballë rreziqeve të tanishme. Ne duhet të kuptojmë se për të pasur paqe duhet të jemi dy, dhe për të bërë luftë duhet të jemi një, dhe kjo është pikërisht ajo që zoti Putin po na thotë. Duhet të rrisim kapacitetin tonë ushtarak, në mënyrë që të parandalojmë luftën. Ne kemi reaguar ditët e fundit në një mënyrë që zoti Putin nuk e priste. Ne nuk do të sakrifikojmë kurrë lirinë tonë. I kam thënë Putin se ne nuk do të jemi gjithmonë të ndërvarur nga gazi yt, dhe tani ka ardhur momenti për të ndërmarrë hapa. Ne duhet të ulemi e të fillojmë sa më shpejt të punojmë, në mënyrë që të mos kemi më varësi ndaj gazit e karburantit rus”, tha Borrell.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Presidenti Zelensky mes lotësh dha mesazhin që ngriti në këmbë gjithë PE, emocioneve nuk iu shpëton as përkthyesi i fjalimit, ja çfarë tha krejt papritur në mes të sallës (VIDEO)

Read Next

Sulmet me raketa po përshkallëzohen, burimet diplomatike ukrainase zbulojnë DATËN ku do të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve me Rusinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular