I nguli thikën 20-vjeçares në Tiranë, sherri mes vajzave për një djalë

Jepi Share

Tashmë është bërë mëse e zakonshme që sherret në rrugë të ndodhin edhe mes vajzave. Një ngjarje e rëndë ndodhi së fundmi në Tiranë, ku një 18-vjeçare goditi me thikë një 20-vjeçare. Ndërkohë, tashmë është bërë me dije shkaku. Arsyeja? Si në shumicën e rasteve çështja e të dashurve.

Sherri për pak i kushtoi jetën 20-vjeçares në zonën e “Qytetit Studenti” e cila përfundoi në spital. Sipas gazetarit Aldo Kozarja, 18-vjeçarja Martina Z. ka qëlluar disa herë me thikë 20-vjeçaren Aurora G. duke i shkaktuar plagë në dorë dhe pjesën e poshtme të trupit.

Fatmirësisht Aurora ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se shkak për sherrin ka qenë lidhja me një djalë. Ky i fundit ishte fillimisht në një raport me njërën nga vajzat dhe më pas me tjetrën, gjë që ka shkaktuar sipas policisë edhe sherrin mes të rejave.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Shqipëria në vendin e 110 për korrupsion, Belind Këlliçi: Vendi ka nevojë për opozitë jo për kullat e Ramës

Read Next

Zgjedhjet e 6 marsit, LSI dërgon në KQZ propozimet për anëtarët e KZAZ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular