Ish-kryeministri del me reagimin e fortë: Ky vendim duhet të ndryshohet menjëherë

Jepi Share

Ai thotë me të hyrë në fuqi këto masa, ka pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukësi, Lugina e Preshevës dhe Tetova, për çka thekson se është shqetësuese mungesa e koordinimit të Qeverisë në marrjen e vendimeve te tilla me këto vende.

“Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukësi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova. Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë. Lëvizjet ditore nga Presheva në Gjilan, apo nga Kukësi në Prizren, janë sikur lëvizjet nga Prizreni në Gjakovë apo nga Gjilani në Ferizaj. Prandaj, çdo vendim që merret duhet parë si ndikon në jetën e qytetarëve andej kufirit, sepse e kemi obligim shtetëror. Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës. KY VENDIM DUHET TË NDRYSHOHET MENJËHERË”, ka shkruar Hoti.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Kina peshon rreziqet e përplasjes SHBA-Rusi mbi Ukrainën

Read Next

Aldo Bumçi zbulon dy mënyrat si mund të regjistrohet Sali Berisha në zgjedhjet e 6 marsit: Kemi përgjigje pozitive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular