Dje ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 3 vite e 4 muaj burg.
Gazetari Elton Qyno Tha se Tahiri nuk ka pasur kundërshtar politik vetëm PD por edhe ka pasur ‘hasmëri’ edhe me PS.
Elton Qyno: Ata nuk janë menduar fare në periudhën 12 ditore që e kërkuan. Vendimi u dha në dy orët e fundit të seancës së sotme. Saimir Tahiri ka pasur kundërshtarët politik jo vetëm partinë demokratike, por edhe ka një lloj ‘hasmërie’ edhe nga PS që e ka luftuar vazhdimisht në çdo lloj forme të mundshme. E goditën edhe në institucionet e drejtësisë.