“Ja cilin emër shënuan deputetët në zarf”/ Shkullaku: Presidenti është caktuar nga Edi Rama, “konsultimet” janë si te Big Brother!

Jepi Share

Armand Shkullaku ka folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, të cilin e quajti një farsë, pasi sipas tij, Edi Rama e ka caktuar vetë se kush do të jetë Presidenti dhe konsultimet nuk kanë asnjë vlerë. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku tha se deputetët socialistë kanë shënuar emrin e Edi Ramës tek formularët, që gjithsesi të jenë brenda…

“Nga burime të brendshme mora vesh që deputetët të parin kishin vënë emrin e Ramës.

Po e ke parë Big Brotherin, fillimisht votojnë banorët. Pra, i vuri Rama në kuti deputetët.

Pastaj voton audienca, populli shqiptar, që të çojë email.

Ndërkohë ai e ka caktuar, pra produksioni e cakton në fund fituesin. Edi Rama e ka caktuar presidentin, as populli dhe as banorët, deputetët, nuk caktojnë gjë”, tha Shkullaku. 

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Mërtiri: Berisha e ka me ngut të marrë partinë, sepse është në luftë me SHBA-të! Kuvendi, thjesht teknikalitet

Read Next

Yuri Kim reagon pas vizitës së zyrtares së DASH në Shqipëri, jep mesazhin e fortë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular