“Janë të emëruar me klane mafioze”, Lefter Maliqi: Politikanët kanë lidhje me…

Jepi Share

Një mega-operacion i zhvilluar në 1 shkurt solli arrestimin e 28 personave nga radhët e policisë së shteti dhe zyrtarë të burgjeve me akuzën e bashkëpunimit për futjen e lëndëve narkotike apo sendeve të tjera personale të të burgosurve, deri te të burgosurit VIP, në regjimin 41-Bis.

Ish deputeti Lefter Maliqi ka hedhur akuza të forta duke thënë se politika është e lidhur ngushtë me krimin brenda sistemit të burgjeve por edhe jashtë.

Sipas tij nëse do politika në vend do të ketë siguri.

“Politika është e lidhur keq brenda sistemit të burgjeve dhe jashtë sistemit të burgjeve. Po deshi politika atëherë ka rend dhe siguri, jo vetëm jashtë por edhe brenda burgjeve. Më të rrezikshmit jashtë, janë vetëm disa persona brenda. Shteti po të dojë e kap lepurin me qerre. Është neglizhencë e politikës, prandaj ndodhin vrasjet, krimet.  80% e administratës së burgjeve janë njerëz të ndershëm, ndërsa drejtuesit janë të emëruar me klane mafioze. Ky aksion ndoshta është për shkak të lëvizjeve që iu bë ministrit dhe drejtorit të policisë së burgjeve. Kjo bëhet për të kryer lëvizjet”, tha ai për Ora News

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Gjithçka ndodhte në sy të policëve/ Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta, zbardh telefonatën që mori brenda qelive, tregon detajin që tronditi burgjet: Nuk u bë mediatike, ja çfarë ndodhi

Read Next

Ambasada italiane në Tiranë del me njoftimin e rëndësishëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular