Jepet ALARMI në Ukrainë/ Rusët kanë marrë në kontroll centralin bërthamor më të madh të Europës, ndërpritet…

Jepi Share

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është shprehur e shqetësuar se menaxhimi i termocentralit bërthamor ka rënë në duart e rusëve. Sipas kësaj agjencie, stafi në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës ndodhet nën urdhrat e komandës ruse që prej javës së kaluar.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar”, tha në një deklaratë shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, duke shtuar se forcat ruse kishin ndërprerë disa rrjete celulare dhe internetin, duke komplikuar komunikimin me termocentralin.

“Drejtuesit dhe stafi duhet të lejohen të kryejnë detyrat e tyre jetike në kushte të qëndrueshme pa ndërhyrje ose presion të jashtëm të panevojshëm.”

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Putin nuk di të ndalet/ Rusia kërcënon hapur shtetet që ndihmojnë Ukrainën

Read Next

Ambasadorja amerikane në OKB zbulon tre sektorët ku SHBA do të hyjë në Ukrainë: Po punojmë për këtë situatë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular