
Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar falje për sharjen që bëri në seancën e sotme të Kuvendit.
Para deputetëve, Tahiri tha se “kushdo që mund të ndihet i ofenduar, i kërkoj falje, por edhe qytetarëve, sepse pakënaqësinë time e shprehi në rrethana të tjera, por jo duke sharë”.
“Në asnjë rrethanë nuk e kam menduar, nuk e shaj asnjë deputet të Kuvendit të Kosovës. Nëse ka qenë në afekt për shkak të situatës, por kjo nuk i është drejtuar asnjë deputeti”, deklaroi ai.
