“Ju s’keni kod bashkimi, po e vrisni PD”/ Flutura Açka rrëfen bisedën me kolegun “berishist” dhe tregon për çfarë e paralajmëroi miku i saj

Jepi Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, me anë të një postimi në rrjetin social ka treguar bisedën me një mik të saj që sipas shkrimtares është kthyer “berishist” .

“Nuk amnistoj asnjë gabim përçarës të palës që blindoi PD-në, por ajo që po bëni ju, po e ‘vret’ edhe më shumë atë. Asnjë shumicë nuk mund të ndihet Zot pa respektuar pakicën. Ju këtë kod bashkimi nuk e njihni, edhe nëse e njihni, e përbuzni. Arroganca e sjelljes suaj, kerkosja e zbrazët në ekrane dhe ndjesia e uzurpimit që ju shoqëron do të lërë pasoja afatgjata. Kjo më jep trishtim…”, shkruan Açka.

Shkruan Flutura Açka:

“Do të ndihesh e izoluar me këtë qasje që ke”, më tha një mik deputet me të cilin piva kafe ditët e fundit, i bërë “berishist” nga rrethana të mirëkuptueshme prej meje.

“Jo”, i thashë, “unë nuk tërheq asnjë fjalë nga qëndrimet e mia, sepse rrjedhin nga parimet e mia. Ju thoni nuk ka palë në PD, duke nënkuptuar bashkësinë e kloneve që pseudodrejtojnë sot PD-në, duke i vënë vizë mijëra demokratëve që nuk janë përfshirë në pseudoprocesin tuaj të zgjedhjege. Atyre, pasi i shatë e i fyet me të gjitha format barbare, u hapni duart dhe u thoni: ‘ejani, derën e kemi të hapur’, kur në fakt punët i keni kryer me nxitimin e atyre që nuk kanë siguri i shpallin të mbaruara.

Nuk amnistoj asnjë gabim përçarës të palës që blindoi PD-në, por ajo që po bëni ju, po e ‘vret’ edhe më shumë atë. Asnjë shumicë nuk mund të ndihet Zot pa respektuar pakicën. Ju këtë kod bashkimi nuk e njihni, edhe nëse e njihni, e përbuzni. Arroganca e sjelljes suaj, kerkosja e zbrazët në ekrane dhe ndjesia e uzurpimit që ju shoqëron do të lërë pasoja afatgjata. Kjo më jep trishtim…”

“Por do të mbetesh vetëm”, tha ai.

“Nuk jam vetëm, sepse jam në frymën e mijëra demokratëve që nuk i shihni dhe nuk ua kap fotografia, aq nxit keni të shpallni se jeni edhe pronarë të kohës ku jetojmë. Fundja, të jesh vetëm, je në shoqëri të mirë”.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë e Evropës”/Alarmi i gjeneralit amerikan: Ja pse ka rrezik që konflikti i nisur në Ukrainë të zgjerohet

Read Next

A do ta jepnit votën tuaj për Bashën president? Sali Berisha habit me deklaratën e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular