
Lidhur me vizitën e nd.sekretares amerikane të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, gazetari Robert Papa tha se është një udhëtim diplomatik që do të përqendrohet te rreziku i ndikimit rus dhe atij kinez në rajon.
“Donfried ndryshon nga teknokratët. Është te unaza e ngushtë e Blinkenit. Ka qenë presidente e German Marshall Fund. Shikohet rreziku i ndikimit rus dhe kinez në Ballkan. Është udhëtim diplomatik. Po të shikosh mesazhet, në Mal të Zi do t’i falënderojë për sanksionet ndaj Rusisë, në Serbi do të kërkojë dialogun me Kosovën.
Në Shqipëri do të përmendë korrupsionin dhe reformën në drejtësi. Tematika e takimeve e përpiluar nga Eskobar. Pres të takojë Alibeajn dhe të shmangë presidentin. Sa më shumë vizita të këtij niveli të kemi, aq më shumë do të njihet realiteti në Shqipëri. Ajo përbën qëndrimin politik të parlamentit.
Sanksionet bëhen nga zyra të ulëta rëndësie. Ka edhe të tjerë në listë. Se kur do të shpallen është tjetër çështje. Nuk ka nevojë të vijnë në Shqipëri të thonë kemi lista”, tha Papa.
