
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale kërkesën që bëri avokat Maks Haxhia pas dënimit të ish-ministrit Saimir Tahiri me burg. Teksa po jepte një deklaratë për mediat, në një moment ai u dëgjua duke iu drejtuar dikujt që të shkonte të blinte 2 paketa cigare që t’ia çonin Tahirit.
“Te kioska në bulevard.
Klienti: Mirdita! 2 paketa cigare të lutem.
Shitësi: Kë në burg, vlla?”, shkruan Manjani.

