“Këneta ka nxjerrë si kandidat një aktor humori”- Gara për Bashkinë e Tiranës/Rama tallet me Florian Binajn

Jepi Share

Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ton ironik kandidaturën e aktorit të njohur Flor Binaj për kryetar bashkie të Tiranës, duke e cilësuar atë si “kandidat të Partisë Demokratike” dhe duke e lidhur me një “kënetë” politike.Në një deklaratë publike, Rama tha:

“Për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë pa dallim, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit njëherë kur ka ardhur për të luajtur rolin tim.”

Ai shtoi se nuk e gjykon aktorin për rolin e ri politik, duke theksuar se “aktorët me role jetojnë”, por nënvizoi se kjo kandidaturë është shenjë e dëshpërimit të opozitës.Në të njëjtën kohë, Rama promovoi dy kandidatet gra të Partisë Socialiste:

Ai i cilësoi ato si “fituese të padiskutueshme”, duke vlerësuar transformimin e spitaleve që kanë drejtuar (Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalin Rajonal të Vlorës) falë aftësive menaxheriale dhe vullnetit të tyre.

“Dy qytete të dorës së parë në Shqipëri do të drejtohen nga dy gra me karrierë të ngjashme dhe suksese të provuara,” – tha Rama.

Deklarata e plotë e Kryeministrit thekson kontrastin mes kandidaturave të PS-së dhe asaj të opozitës, duke e paraqitur zgjedhjen mes “kompetencës dhe disfatës së radhës”.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Balluku nën hetim nga SPAK, Berisha shpërthen ndaj Edi Ramës

Read Next

A e ka lëshuar Edi Rama, Belinda Ballukun në “gojën” e SPAK-ut? Çfarë po luhet pas dyerve të qeverisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular