Këngëtari shqiptar kapet me kokainë, arrestohet nga policia greke (EMRI)

Jepi Share

Këngëtari i muzikës popullore, Arian Begaj është arrestuar nga policia greke për posedim të lëndëve narkotike.

Ai është kapur bashkë me një 63-vjeçar grek dhe policia iu gjeti një kilogram hashash, një pistoletë dhe katër karikatorë të mbushur me fishekë.

Pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij janë kapur edhe 50 gram kokainë si edhe një sasi prej rreth 9 mijë eurosh.

Po ashtu, të arrestuarve u janë kapur dhe dy makina, dy peshore elektronike precize dhe katër celularë.

Sipas mediave greke, këngëtari shqiptar i muzikës popullore jetonte në Artemida të Atikës dhe kishte leje qëndrimi në Greqi.

Policia beson se dyshja është përgjegjes për trafikun e sasive më të mëdha të hashashit dhe kokainës në territorin grek duke bërë edhe shpërndarjen e saj.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO e frikshme/Një person mbyt qenin si sakrificë për demonët në bregdetin shqiptar, eksperti jep alarmin

Read Next

Dubai refuzoi ekstradimin e tij, ja çfarë shkruajnë mediat belge për Eldi Dizdarin: Është mbreti i mafias shqiptare, por…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular