Kërcënoi për vdekje Vuçiçin, arrestohet i dyshuari, zbulon arsyen

Jepi Share

Policia serbe ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kërcënuar me vdekje presidentin Aleksandër Vuçiç

Personi i arrestuar, e kishte kërcënuar presidentin Vuçiç, nëpërmjet rrjetit social Instagram. Ai është marrë në pyetje Prokuroria në Beograd.

Sipas Tanjug, personi i arrestuar e ka pranuar kryerjen e krimit, megjithatë është mbrojtur duke thënë se nuk e ka përdorur terapinë e përshkruar nga mjeku.

Pas paraqitjes së tij në gjykatë, prokuroria ka kërkuar nga gjykata për ta ndaluar.

Personi me inicialet N.S, nga Beogradi, e ka prezantuar veten si një ish-aktor amator dhe tekstshkrues këngësh. Ai kishte publikuar në Instagram një këngë, ku bënte thirrje për vrasjen e Vuçiç.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/ Policia gjermane zbriti Ramën nga avioni, ministrja Spiropali: Nuk e dinin me kë kishin të bënin, por…

Read Next

Incidenti i Ramës në avion, dëshmitari tregon detaje të reja: Policia e armatosur, e kapi me forcë për krahu dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular