
Gazetarja Klodiana Lala i është drejtuar mëngjesin e sotëm drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu me një reagim ironik në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako.
“Gledis Nano po behesh me rende se Ard Veliu.
Te perqafon avokati i Alqiut”, shkruan Klodiana Lala.
Pikërisht në këtë postim, Lalën e pyet një qytetarë nëse ka gënjyer prap Policia e Shtetti në lidhje me dorëzimin e Bllakos.
“Prap gënjeu policia për dorëzimin e Bllakos?”, e pyet një qytetar.
“Po genjeshter dhe e madhe
Ne 03.00 te mengjesit eshte vetedorezuar. Lajmet qe policia se gjen ishin korrekte. Policia ishte pjese e skenarit
Une per vete jam krenare, raportimet jane publike fale zotit”, i përgjigjet Lala.

