Kokainë mes bananeve, arrestohet administratori i kompanisë “Alba Exotic Fruit”

Jepi Share

Arrestohet pronari dhe administratori i firmës “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti.

51-vjeçari, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Gjashtë ngarkesa kokainë mes bananeve. Eduard Dauti firmos nga arratia vendimet për “Alba Exotic Fruit”

Në kuadër të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, gjatë kontrolleve, në kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”, në disa raste, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Ndryshime në qeveri, kryeministri Rama: Kjo është sfida më e madhe ende e pazgjidhur

Read Next

Nuk ndalet Basha, vijon takimet ‘fshehurazi’ me demokratët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular