
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi tha po ashtu se ngritja e bazës së NATO-s në vendin tonë është një aspekt pozitiv, pasi rrit sigurinë me investime që vendi ynë nuk i përballon dot në kushte normale.
“Rrit sigurinë në vendin tonë, investime me financa që në nuk i përballojmë dot. Është aspekt pozitiv se pse kanë standarde të larta, problemi kryesor është humbja e njerëzve, japin llogari në SHBA. Mbrojtja e institucioneve, e këtyre elementeve shton sigurinë për gjithë Shqipërinë.”- deklaroi Klosi.
