Konflikti i përgjakshëm/ Vladimir Putin bën deklaratën e frikshme: Ne do t’i arrijmë qëllimet tona përmes…

Jepi Share

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se Moska do t’i arrijë qëllimet e saj ose përmes negociatave ose përmes luftës, që aktualisht vijon të mbahet e pushtuar Ukraina. Këtë qëndrim Putini e ka mbajtur gjatë telefonatës që ka pasur ditën e sotme me presidentin francez Emanuel Macron.

Në bisedën e tyre telefonike mësohet se Macron i ka kërkuar Putinit që t’i japë fund sulmit rus dhe të garantojë sigurinë bërthamore të Ukrainës pasi sulmet e shumta ndaj fabrikës bërthamore të Zaporizhzhia ka vendosur në rrezik të gjithë Evropën.

Nga ana e tij, Vladimir Putin mësohet t’i ketë thënë Macronit se Rusia nuk kërkon të sulmojë centralet bërthamore, por Moska do t’i arrijë qëllimet e saj përmes “negociatave ose luftës”. Po sipas Kremlinit, theksohet se Putini ka fajësuar ukrainasit për incidentin e centralit bërthamor, që sipas tij ishte një “provokim” i organizuar nga “radikalët ukrainas”. Nga ana tjetër, Ukraina ka fajësuar forcat ruse.  

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Kur do të marrë fund lufta? Macron zhvillon mbi një orë bisedë telefonike me Putinin

Read Next

(VIDEO)/ Piloti rus u lutet ukrainasve për mëshirë: Vetëm Putinit i duhet kjo luftë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular